VIDEO/ Momenti kur autori i maskuar i vendos tritolin agjencisë funerale në Shkodër, pronarët nuk i kishin shlyer një borxh

31 Gusht, 09:22| Përditesimi: 10 Nëntor, 08:34

  • Share

SHKODËR- Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vendosjes së tritolit në një agjenci funerale në Shkodër më 29 gusht. I riu, siç shihet edhe në pamje, është afruar pranë agjencisë i maskuar, ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në derën e agjencisë funerale.

Më pas është larguar i qetë, ndërsa i gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen "Skenderbeg", ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe bën më dije se shkak për vendosjen e tritolit është bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit B.P. I riu, sipas bluve të Shkodrës, rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Shpërthimi u dëgjua rreth orës 03:20 të 29 gushtit, kurse agjencia është në pronësi të Flora Fierza. Nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme materiale.

 

VIDEO- Dëmet materiale nga shpërthimi në agjencinë funerale

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?