Bota

VIDEO/ Momenti kur kreu i OBSH-së evakuohet me emergjencë në aeroportin e Jemenit gjatë sulmit raketor izraelit

28 Dhjetor 2024, 21:49| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 22:14

  • Share

Kamerat e sigurisë në aeroportin e Jemenit kanë regjistruar momentin dramatik të evakuimit të kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë sulmit raketor izraelit.

Në pamjet e filmuara në aeroportin e kryeqytetit të Jemenit, Ghebreyesus shihet fillimisht duke u relaksuar në një sallë pritjeje, ndërsa krejt papritur shoqëruesit e marrin dhe e largojnë me nxitim. Në këtë moment, videoja ndërpritet dhe pamjet tregojnë momentin kur raketa izraelite godet kullën e kontrollit në aeroportin e Sanaa-s.

Drejtori i Pergjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanon Ghebreyesus, deklaroi pas incidentit se i kishte shpëtuar vdekjes së sigurt pas sulmit ajror në aeroportin e Jemenit, ku u vranë të paktën gjashtë persona dhe mbeti i lënduar një pjestar i ekipit të tij.

Teksa fliste për BBC, Ghebreyesus e përshkroi incidentin si “kaotik”, me “njerëz të hutuar që vraponin ngado.”

Kreu i OBSH-së ndodhej në Jemen për të negociuar lirimin e disa pjestarëve të stafit të organizatës, të cilët gjenden të arrestuar, si edhe për të vlerësuar situatën humanitare dhe shëndetësore në vendin e shkatërruar nga lufta.

 

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?