VIDEO/ Momenti kur një i ri vendos tritolin në derën e shtëpisë së Armand Dukës! Me kapuç e doreza dhe me një qetësi 'olimpike'! Shpërthimi i fuqishëm, policia vjen menjëherë

25 Janar 2022, 13:11| Përditesimi: 25 Janar 2022, 14:39

  • Share

Një djalë i ri, i veshur sportiv me një kapuç në kokë, me një qetësi 'olimpike' shkon dhe vendos një tritol me fitil në derën e shtëpisë së Armand Dukës. Report Tv ka siguruar videon e këtij momenti dhe atë të shpërthimit më pas.

Në pamjet duket se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:03, ndërsa bëhet me dije se lënda plasëse ishte në një sasi shumë të vogël, teksa nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme të vogla materiale.

I riu duket se vjen me makinë pasi në sfond ka drita makinash. Ai del dhe afrohet me qetësi dhe ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse tritol, sasia e vogël as 100 gram, dhe më pas e hedh tek porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodh shpërthimi. Askush nga familja e Dukës nuk ka dalë, ndërkohë që në video duket një grua përballë që del nga shtëpia dhe më pas brenda pak sekondave vjen policia.

Ndërkohë pas verifikimit të kamerave të sigurisë po punohet për gjetjen e të riut dhe makinës me të cilin ai është afruar tek shtëpia e Dukës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa Duka nuk ka qenë në banesë gjatë shpërthimit, por ka mbërritur aty pak minuta më vonë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Pas ngjarjes ka folur për mediat edhe Armand Duka, i cili u shpreh se i vendosën dinamit te dera e shtëpisë në një kohë kur kishte familjen brenda. Duka tha se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me kapuç që shikohet kur vendos lëndën plasëse. Në vijim të daljeve të tij publike, Duka ka deklaruar një mesazh kërcënues në telefonin e tij ku thuhet se i rrezikohet jeta në rast se nuk do të jepë dorëheqjen për 24 orë.

Lidhur me ngjarjen, policia e qytetit bregdetar ka shoqëruar disa persona pasi dyshohej se kishin dijeni për shpërthiminm, por më pas janë lënë të lirë nga policia. 

FSHF dhe Armand Duka kanë qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme. Duka është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në FSHF e po ashtu edhe për shpërdorim fondesh. Rasti më i fundit ishte zhdukja e 2.1 mln dollarë nga FIFA për klubet shqiptare, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia e COVID.

Ndërkohë  që dje, u regjistrua një tjetër skandal, ku u manipuluan zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 67 anëtarë nga 40 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes. Për këtë manipul Bashkia Tiranë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e kryeqytit. 

 

Momenti kur një i ri vendos tritolin në derën e shtëpisë së Armand Dukës

Ora 13:38
'60 plumba i ke në kokë', Armand Duka nuk bën kallëzim për mesazhin kërcënues! Policia gjen pronarin e numrit të telefonit, i riu: Jam shitës numrash

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka preferuar të mos bëjë kallëzim për mesazhin kërcënues që i ka ardhur në celularin e tij.

Report Tv mëson se pas denoncimit publik policia ka kontaktuar me Dukën i është marrë numri i telefonit, i cili rezulton të jetë i regjistruar në emër të një të riu. Personi është kontaktuar dhe ka deklaruar se nuk e njeh Dukën dhe nuk ka bërë asnjë kërcënim. Ai ka sqaruar se numri është në emër të tij pasi është shitës numrash telefoni. Më pas policia e ka lënë të lirë.

Sipas një deklarate publike, presidentit të FSHF-së i kanë dërguar mesazhe kërcënuese nëse nuk lë postin për 24 orë. Teksti i mesazhit gjendet në telefonin personal të Armand Dukës, ku ky i fundit kërcënohet me 60 plumba në kokë nëse brenda 24 orëve nuk jep dorëheqjen.

“Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”., thuhet në mesazhin e dërguar në telefonin e Armand Dukës.

Ora 12:44
Tritol shtëpisë së Armand Dukës/ PS: Nuk duhet politizuar çështja! Institucionet po hetojnë, gishti s'duhet drejtuar ndaj askujt

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkon që institucionet përgjegjësi të hetojnë sa më parë ngjarjen e djeshme në Durrës, ku iu vu tritol banesës së kreut të FSHF-së Armand Duka dhe të nxjerrin përgjegjësit.

Sipas Ballës kjo çështje nuk duhet politizuar dhe se institucionet janë në krye të detyrës.

“Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt. Reagimi i kolegut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës. Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo. Shumë shpejt policia dhe prokuroria do të vendosin përpara ligjit për një ndëshkim shembullor të kujtdo që përdor dhunën, aktet terroriste dhe kërcënimet", tha ndër të tjera Balla.

Lajm në përditësim...

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policia: 26/01/2022 00:55

    Ha m o Armand D ta gjeti policia per pak ore autorin ,ti the dje skan per te bere asgje ndyr esir e.

    Përgjigju
  • TALLASH KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 25/01/2022 16:36

    O Armando Duka ky lloi teatri që ke bër ti është shum i rëndomt. Po prit o Armando se dhe zullum7 që ke bër ti ka kufi mor bur pa karakter e pa pik nder. E ke katandis futbollin Shqiptar si futboll rugicash mor hajdut ordiner njerëz pa pik karakter. Zoti mart hak te ju o vemje.

    Përgjigju
  • Cuni i sekretaret te partise se shkolles: 25/01/2022 15:26

    È ka organizuar vete.Permend nje mesazh derguar ne emer te shitesit te numurave,qe "ka 1000 telefona e mijra numura",jep dhe emrin.Ku e beri hetimin?Kush i dha kompetence hetimore?pse nuk e denoncoi ne kohe kercenimin?Cdo gje per te humbur gjurmet.Shitesi mund te merret ne pergjegjesi penale se ka shitur numur pa karte identiteti.Ai e di kush eshte bleresi dhe e mbulon qellimisht,nga frika ,ose eshte kercenuar.Por autor i skenarit e ka pergatitur gjithecka me kerkese te Armando Dukes.Mos harroni,krushqine me vellezerit Koka."sa me thelle,aq me rude".

    Përgjigju
  • Janines: 25/01/2022 15:26

    I ke vene pak tritol,,,5 kg ti kishe vene,,,,tia kishe Shembur shtepine hales...

    Përgjigju
  • Duka: 25/01/2022 13:53

    Vete e ke vene o duke, se ste ve njeri tritol ty! Te ishte per te vene tritol ta vinin ne goje Se sje ndonje njeri i pa kapshem, legen rrugesh je, Hajtut sportistesh. Turp per njerez si ju, ordinera..

    Përgjigju
  • Oficeri: 25/01/2022 13:50

    Nje gje eshte e sigurte, Ky eshte kontigjent dhe ka hedhur me dhjetra here tritol, Se ska shance me kte qetsi dhe shikoni si e ndez fitilin E ndez ne kembe qete dhe e vendos avash pa u nxituar Dhe pa patur frike se po i plas ne dore, Dmth ai di dhe kohen e fitilit qe ka montuar Se sa zgjat, gje qe i jep kohe per tu larguar. Eshte dhe nje gje pa kosto, se ska ne nevoje Per kapsolla elektrik dhe celular apo telekomande, Mjafton nje cope fitil me kapsoll dhe te njohesh Nje magazinier ushtrie per 50 mije lek ta sigurojne! Se jane rroga qesharake normal me 300-400 mije Do shesin dhe rrobat e kepucet e ushtrise Jo me armatim qe eshte ma inventar, jane magazinat Full me vjetersira kineze e ruse. Shtoni rrogat, mbyllni korrupsionin, plagen me te madhe, se do ju bi mbi kokat tuaja o udheheqje.. Punojne njerezit si skllever, nderkohe zotnite kane multi miliarda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?