VIDEO/ Momenti kur masivi i dheut zë poshtë minierën e arit në Turqi: 9 minatorë të zhdukur nën rrënoja

14 Shkurt, 13:58| Përditesimi: 14 Shkurt, 14:36

  • Share

Një rrëshqitje masive dheu, si ortek, ndodhi psaditen e djeshme në një minierë ari në lindje të Turqisë, fshati Ilniçi. Deri tani 9 minatorë janë të bllokuar nën rrënoja. Miniera Copler menaxhohet nga kompania turke Anagold. Përmes një njoftimi për median kjo kompani shprehu shqetësimin e thellë prë zhdukjen e punëtorëve.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya raportoi se rreth 800 persona po marrin pjesë aktualisht në operacionet e shpëtimit.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon masivin e dheut që rrëshket si përrua në luginën në rajonin malor të Erzincanit. Ekziston frika se cianidi i depozituar në minierë mund të përhapet dhe të kontaminojë zonat përreth.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?