Bota
Top 24

Video/ Momenti prekës i lamtumirës, britanikut i dëbojnë të fejuarën filipinase

29 Prill 2018, 22:32| Përditesimi: 29 Prill 2018, 22:34

  • Share

Ky është momenti prekës kur një çift të fejuarish detyrohen t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit pasi u ndanë për shkak të një çështjeje që lidhet me ligjet britanike të emigracionit.

Daily Mail shkruan, se ndërkohë që për shumë britanikë Aeroporti i Birminghamir është pikënisja për një udhëtim të bukur, dje ai u kthye në një dramë për një çift, kur Richard Broën dhe Christy Manganti u detyruan të ndahen.

Një video mallëmngjyese e bërë jashtë aeroportit, shfaq teksa çifti e sheh në sy njëri-tjetrin dhe teksa thonë fjalët e fundit përpara se Manganti të dëbohet për në Filipine.

Brown, 54-vjeç tha: 'Ishte kaq trishtuese ta shihje atë teksa e largonin rojet e sigurisë, të cilët i dhanë pasaportën që të ikte”.

Çifti i lumtur ishin njohur në internet në rrjetin social Badoo dhe disa javë më pas filipinasja ishte zhvendosur në Angli.

39-vjeçarja kishte shkuar nga Filipinet në Angli bashkë me motrën e saj, me kunatin dhe dy mbesa në gusht për të punuar si dado e motrës së saj.

Ajo e kishte shkelur tolën britanike me një vizë pune, e cila zgjaste gjashtë muaj dhe që për rrjedhojë kishte përfunduar në shkurt.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?