Markus Herman preket me veprimin e kolegëve

VIDEO/ Momenti prekës kur futbollistët suedez rruajnë kokën për kolegun me kancer

14 Gusht, 09:34| Përditesimi: 14 Gusht, 09:37

  • Share

Skuadra suedeze e kategorisë së gjashtë Kalmar AIK publikoi një video emocionuese në të cilën të gjithë lojtarët rruajtën kokën për të treguar mbështetjen për kapitenin e tyre Markus Herman, të prekur nga kanceri.

Markus Herman u përlot me të hyrë në dhomën e zhveshjes, ku skuadra po filmonte me video gjithë momentin emocionues.

Më parë, Kalmar AIK kishte nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve për Markus Herman në rrjetet sociale. Ata shkruan: “Ne jemi Klubi i Futbollit Kalmar AIK dhe qëndrojmë pranë kapitenit dhe shokut tonë më të mirë Markus, i cili u diagnostikua me kancer shumë të rëndë këtë verë.

Ne po mbledhim fonde për ta mbështetur atë në këtë kohë të vështirë, duke shpresuar që të lehtësojmë barrat e tij të përditshme dhe të kontribuojmë në trajtimin e tij.”

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?