VIDEO/ Milan 4 gola për një pikë, Inter fiton me Veronën dhe hyn në garë për titullin e Serie A

14 Janar 2023, 22:42| Përditesimi: 15 Janar 2023, 11:04

  • Share

Serie A është në javën e 18-të, teksa këtë të shtunë u zhvilluan tre nga duelet e parashikuara. Me fillim nga 15:00, Monza fitoi 2-3 me Cremonesen në transfertë. Në 18:00  Lecce dhe Milan barazuan 2-2 teksa në 20:45 Inter fitoi 1-0 me Veronën.

Në stadiumin "Giovanni Zini", Cremonese vendase humbi 2-3 kundër Monzas. Miqtë u treguan më të saktë para porte, teksa dërguan rezultatin në 0-3, ndërsa më pas vendasit shkurtuan diferencën. Gjithçka nisi në minutën e tetë, kur Ciurria shënoi golin e parë për Monza, teksa Caprari në minutën e 19 shënoi nga pika e penalltisë për 0-2. Në minutën e 55 Caprari gjeti dopietën personale dhe golin e tretë për Monzan, duke mbyllur llogaritë. Realizimet e Cremonese me Ciofani dhe Dessers në minutat 67 dhe 83, në fund shërbyen sa për statistika. Me 21 pikë Monza mban aktualisht vendin e 11-të, teksa Cremonese vijon të mbajë vendin e fundit të klasifikimit.

Në stadiumin "via del Mare", Lecce dhe Milan barazuan 2-2 për javën e 18-të në Serie A. Ndeshja nisi "malore" për kuqezinjtë e Piolit, teksa Lecce shënoi dy herë në minutat e para të sfidës. Qysh në minutën e tretë, Theo Hernandez dërgoi topin në rrjetën e tij, me vendasit që morën avantazhin. Lecce do gjente golin e dytë me Baschirotto në minutën e 23, teksa pjesa e dytë foli për Milanin. Leao në minutën e 58 rihapi ndeshjen, ndërsa Calabria vendosi barazimin në minutën e 71. Pas barazimit me Romën, kjo ishte ndeshja e dytë që kuqezinjtë nuk marrin tri pikët, duke qëndruar në vendin e dytë me 38 pikë, nëntë më pak se Napoli kryesues. Nga ana tjetër, Lecce me 20 pikë mban vendin e 12-të.

Inter fitoi 1-0 me Hellas Verona në "San Siro". Për javën e 18-të të Serie A, zikaltërit iu falën golit të Lautaro Martinez në minutën e tretë të ndeshjes duke u rikthyer te fitorja pas barazimit me Monzën. Një rrëmujë në zonë është shfrytëzuar nga sulmuesi që mposhti portierin Montipo. Inter me 37 pikë barazon Juventusin, duke ndarë vendet 3 dhe 4. Verona me nëntë pikë mban vendin e parafundit.

Renditja:

Ora 22:38
VIDEO/ Inter rikthehet te fitorja, vendos goli i Lautaros kundër Veronës! Zikaltërit në garë për titullin

Inter fitoi 1-0 me Hellas Verona në "San Siro". Për javën e 18-të të Serie A, zikaltërit iu falën golit të Lautaro Martinez në minutën e tretë të ndeshjes duke u rikthyer te fitorja pas barazimit me Monzën. Një rrëmujë në zonë është shfrytëzuar nga sulmuesi që mposhti portierin Montipo. Inter me 37 pikë barazon Juventusin, duke ndarë vendet 3 dhe 4. Verona me nëntë pikë mban vendin e parafundit.

Ora 20:02
VIDEO/ Barazimi i dytë radhazi për Milanin, kuqezinjtë ndalen në Lecce mes 4 golave

Në stadiumin "via del Mare", Lecce dhe Milan barazuan 2-2 për javën e 18-të në Serie A. Ndeshja nisi "malore" për kuqezinjtë e Piolit, teksa Lecce shënoi dy herë në minutat e para të sfidës. Qysh në minutën e tretë, Theo Hernandez dërgoi topin në rrjetën e tij, me vendasit që morën avantazhin. Lecce do gjente golin e dytë me Baschirotto në minutën e 23, teksa pjesa e dytë foli për Milanin. Leao në minutën e 58 rihapi ndeshjen, ndërsa Calabria vendosi barazimin në minutën e 71. Pas barazimit me Romën, kjo ishte ndeshja e dytë që kuqezinjtë nuk marrin tri pikët, duke qëndruar në vendin e dytë me 38 pikë, nëntë më pak se Napoli kryesues. Nga ana tjetër, Lecce me 20 pikë mban vendin e 12-të.

Ora 17:15
VIDEO/ Serie A nis me 5 gola në Cremona, Monza fiton me Cremonesen

Në stadiumin "Giovanni Zini", Cremonese vendase humbi 2-3 kundër Monzas. Miqtë u treguan më të saktë para porte, teksa dërguan rezultatin në 0-3, ndërsa më pas vendasit shkurtuan diferencën. Gjithçka nisi në minutën e tetë, kur Ciurria shënoi golin e parë për Monza, teksa Caprari në minutën e 19 shënoi nga pika e penalltisë për 0-2. Në minutën e 55 Caprari gjeti dopietën personale dhe golin e tretë për Monzan, duke mbyllur llogaritë. Realizimet e Cremonese me Ciofani dhe Dessers në minutat 67 dhe 83, në fund shërbyen sa për statistika. Me 21 pikë Monza mban aktualisht vendin e 11-të, teksa Cremonese vijon të mbajë vendin e fundit të klasifikimit.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?