Lara Colturi

VIDEO/ Mori pikët e para për Shqipërinë në Botërorin e skive, Lara Colturi 'tradhtohet' nga terreni

27 Nëntor 2022, 22:42| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 22:45

  • Share

Skiatorja italiane e natyralizuar si shqiptare, 16 vjeçarja Lara Colturi nuk ia doli të mbyllte garën në disiplinën e slalom në Botërorin e Killington në SHBA. Colturi u "tradhtua" nga terreni në pistën e skive, duke mos përfunduar garën.

E diela nuk ishte me shumë fat për vajzën që mbron ngjyrat kuqezi, pasi në disiplinën e Slallomit nuk arriti të kualifikohej. Ajo dhe 14 skiatore të tjera u penalizuan nga kushtet e këqija të pistës në Amerikë.

Dje gjatë garës Colturi arriti të dalë e katërta në baterinë e saj dhe e 17 në renditje, teksa siguroi pikët e para për Shqipërinë në një turne të tillë. Kjo ishte hera e parë edhe për Larën që renditej kaq lart në Botërorin e skive. Ajo vlerësohet edhe nga specialistët e huaj për talentin e madh në këtë sport, ndërsa si trajnere ka nënën e saj, kampionen Daniela Ceccarelli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?