Kastriot Palushi, oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë ka tentuar të largohet kur i janë vënë prangat ditën e sotme.
Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e shtrinë në tokë Palushin dhe e prangosin, për t'u shoqëruar më pas në rajon.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ai ka dashur të arratiset por pa sukses.
Palushi akuzohet për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga kallëzimi, arrestohet oficeri i krimeve të Komisariatit nr.4 (EMRI+FOTO)
K.M//ReportTv.al