Kupa e Afrikës është në raundin e dytë të grupeve. Në atë B, Capo Verde (Kepi i Gjelbër) e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli kundër Mozambikut. Realizimi i Bebe nuk ishte thjesht një gol, por një goditje fantastike nga rreth 40 metra që u ndal pas shpinës së Ernan, duke u "përshëndetur" me rrjetën.
Sulmuesi i Rayo Vallecano, shok me Ivan Balloi në një ekip, Bebe (minuta 32) ia doli të shtangë portierin dhe të bëjë që goli i tij të qarkullojë kudo në kanalet e komunikimit. Me të vërtetë një gol fantastik që ia vlen ta shohësh disa herë.
Komento