Sport

VIDEO/ 'Mosha është vetëm një numër'! Zonja nuk dorëzohet, zbret në fushë dhe propozon Lionel Messin për martesë

30 Qershor, 15:26| Përditesimi: 30 Qershor, 15:31

  • Share

SHBA - Një tifoze e flaktë e Lionel Messit ka përfituar nga ndeshjet e Kupës së Botës për Klube dhe me një pankartë i ka propozuar për martesë Lionel Messit. Ndodhia e çuditshme është bërë virale në kanalet e komunikimit dhe pamjet kanë bërë xhiron e globit.

Zonja, me flokë të thinjura dhe e veshur me të bardha nuk është dorëzuar nga 'refuzimi' i disa ditëve më parë dhe dje ka zbritur në fushë duke i kujtuar Messit se "mosha është vetëm një numër", sipas pankartës së saj.

Me një trëndafil të kuq në dorë, zonja në fjalë të paktën ka marrë një përshëndetje nga Leo, ndërsa duket se Antonella (bashkëshortja e Leos) në shtëpi nuk është bërë xheloze.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?