Moti i keq që përfshiu Gjermaninë mbrëmjen e shkuar, ka sjellë probleme jo vetëm në bllokimin e akseve rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit. Aeroporti i Frankfurtit bllokoi për orë të tëra fluturimet, duke krijuar kaos në sportelet e mbushura me emigrantë.
Stuhi e reshje shiu të rrëmbyeshëm përfshinë Gjermaninë qendrore dhe jugore, duke bërë që mijëra pasagjerë të anulonin apo vononin fluturimet e tyre në Aeroportin e Frankfurtit.
Sakaq, aeroporti i Frankfurtit u bllokua për disa orë, duke bërë që 70 fluturime të vonoheshin dhe shumë të tjera të anuloheshin.
Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, ndërsa 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion.
Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, ku përveç kaosit që krijoi për udhëtarët shkaktoi edhe përmbytje të bodrumeve dhe bllokim të disa akseve kryesore të vendit.
Zonat më të prekura nga moti i keq janë Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera.
Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani--Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione.
Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura.