Mbyllet votimi në bashkinë Shkodër. Procesi i numërimit të votave pritet të nis rreth orës 22.00-23.00. Moti i keq e ka bërë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në 3 qendra votimi në Shkodër. Shkak i anulimit të zgjedhjeve u bë dëbora e dendur, që pamundësi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës në të gjitha qendra e votimit dhe procesi vijon normalisht dhe pjesëmarrja në votime ishte 29.11 %.
Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dh e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t'u parë.
Lajmi kryesor:
Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, Dibra me pjesëmarrjen më të lartë, Durrësi më të ulët! Bora anulon procesin në 3 qendra në Shkodër, në Vorë procesi pa kryetarët e PD në komisione
/r.k./ReportTv.al