Sport

VIDEO/ Mourinho mposht Igli Taren për mbrojtësin anglez, Fenerbahce tallet me Milanin në kanalet e komunikimit

13 Korrik, 11:03| Përditesimi: 13 Korrik, 11:06

  • Share

Kalimi i Archie Brown nga Gent te Fenerbahce, me Milanin e mposhtur në garën për mbrojtësin, ka shkaktuar bujë në mediat sociale. Në orët e fundit, një video e postuar nga klubi turk në 'X' ka bërë xhiron e medieve; një tallje e vërtetë, me klipin që ka mbledhur gati gjashtë milionë shikime.

Videoja tregon një aeroplan të Fenerbahce duke tejkaluar atë të Milanit dhe më pas lojtarin që kërkon të ndryshojë një kanal radioje që po luante një këngë të tifozëve të Milanit, me njoftimin se ai do zbarkonte në Milano.

Menjëherë pas kësaj, shfaqet ushqim turk, i shoqëruar nga njoftimi i transferimit të mbrojtësit të krahut në Turqi, i cili është dukshëm i lumtur.

Pas vizitave mjekësore, topi do të jetë në fushën e lojtarit dhe nuk do ketë shumë kohë për shaka. "Zgjodhi kebapin para pizzas", thuhet në komente.

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?