Jose Mourinho

VIDEO/ Mourinho s'i mban nervat, trajneri: Roma u tradhtua nga një lojtar, të ikë në janar! Mediat i nxjerrin emrin

10 Nëntor 2022, 13:34| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 13:36

  • Share

Roma barazoi dje 1-1 në transfertë me Sassuolon për javën e 14-të në Serie A. Verdhekuqtë shënuan me Abraham në të 80 minutë, teksa vendasit barazuan me Pinamontin. Barazimi ka lënë shije të hidhur te trajneri i Romës, Jose Mourinho. Pas ndeshjes "Special One" ka vendosur theksin te loja joprofesionale e një prej lojtarëve të tij në këtë duel, me futbollistin që "tradhtoi" shokët në fushë.

Gazzetta dello Sport bën me dije se emri i futbollistit është Rick Karsdorp. Mbrojtësi u fut në fushë në vend të Çelik, duke mos mbrojtur si duhet në rastin e golit të barazimit. Mourinho nuk e tregoi emrin në intervistën pas ndeshjes, duke thënë se i kërkoi largimin në merkaton e janarit.

"Më vjen keq që përpjekjet e ekipit u tradhtuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist. Nuk më keni parë të flas kështu për Roger Ibanez kundër Lazios, sepse gabimet janë pjesë e lojës, qëndrimi i tij nuk ka qenë kurrë problem. Një qëndrim joprofesional që nuk është i drejtë me shokët e tij të skuadrës, kjo është ajo që më zhgënjen. Unë kisha 16 lojtarë në fushë kundër Sassuolos dhe më pëlqeu qëndrimi i 15 prej tyre. Tjetrit i thashë se ai kishte këtë qëndrim vetëm sot dhe jo gjithmonë. Tani duam ta mbyllim këtë periudhë të sezonit me tre pikë. Në janar, ai duhet të gjejë një klub tjetër”, tha portugezi.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?