Futbollisti shqiptar i Besiktas Ernest Muçi

VIDEO/ Muçi debuton si titullar, notë pozitive te Besiktas! Mujës i duhen 22 minuta për të shkëlqyer me gol në Turqi

13 Shkurt, 10:50| Përditesimi: 13 Shkurt, 10:56

  • Share

Ernest Muçi debutoi si titullar me Besiktas. Sulmuesi 22-vjeçar, i blerë vetëm katër ditë më parë nga klubi turk dhe me vetëm 3 stërvitje, u hodh nga minuta e parë nga trajneri Santos në ndeshjen e kampionatit që Besiktas barazoi pa gola 0-0 në transfertë kundër Kayserispor.

Edhe pse sulmuesi nuk arriti të linte gjurmë me gol apo asist, loja e tij u vlerësua pozitivisht. Madje Muçi tentoi në dy raste portën. Fillimisht me një goditje me të majtën brenda zonës që u ndal nga portieri dhe më pas në mesin e tre kundërshtarëve, por që topi u bllokua nga mbrojtësit.

Për paraqitjen e shqiptarit, të blerë nga Legia për 8 mln euro plus 2 të tjera në formë bonusesh, kanë dhënë notën 7, duke iu referuar faktit që kjo ishte ndeshja e parë për Muçin në kampionatin turk.

Megjithatë akoma më mirë ka shkuar debutimi në Turqi për futbollistin tjetër të kombëtares Arbnor Muja. Edhe pse nuk e nisi titullar me Samsunspor, ish-futbollisti i Antëerpit, realizoi golin e dytë në shtesë në fitoren 2-0 kundër Antalyaspor. 22 minuta iu deshën 25-vjeçarit për të lënë gjurmët e tij në ndeshjen debutuese.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?