Dëshpërimi i Ernest Muçit

Sport

VIDEO/ Mund të vendoste ndeshjen, Ernest Muçi humbet rastin me portën bosh

15 Mars, 22:32| Përditesimi: 15 Mars, 22:34

  • Share

Besiktasi i Ernest Muçit dhe Milot Rashicës u mposht 1-0 nga Konyaspori për raundin e 28-të në Superligën turke të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares, Muçi humbi një rast shumë të mirë në minutën e 77-të, çka mund t'i jepte një pikë ekipit të tij.

Pas një krosimi në zonë, topi shkoi te lojtari shqiptar dhe detyra e tij ishte vetëm ta çonte topin në rrjetë. Muçi zgjodhi mënyrën e gabuar për të shënuar. Ai tentoi të realizonte me gjoks dhe kështu topi shkoi në duart e portierit të Konyas.

Kujtojmë që Muçi është ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?