Festa e Sevilla

VIDEO/ Mungesa e Muriqit ndikon, Sevilla fiton në ishull! Valencia dhe Elche 4 gola për një pikë

15 Tetor 2022, 20:51| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 20:53

  • Share

La Liga ka zhvilluar ndeshjet e javës së 10-të. Girona dhe Cadiz barazuan 1-1, ndërsa Sevilla iu fal golit të Gudelj në minutën e 53 për të marrë tri pikë kundër Mallorcas në transfertë. Në sfidën tjetër, Valencia dhe Elche barazuan 2-2.

Skuadra e Gatusso nuk ia doli të merrte fitoren pas dopietës së Cavanit, me sulmuesin nga Uruguaji që shënoi në minutat 41 dhe 45+7 të pjesës së parë. Përmbysja e golit të Milla nuk pati sukses, ndërsa sërish Milla për dopietën personale në të 65 minutë dërgoi shifrat në 2-2 për t'i dhënë nga një pikë skuadrave. Valencia me 14 pikë shkon në vendin e shtatë, ndërsa Elche në vendin e fundit me tre pikë.

Në Palma de Mallorca mungesa e Muriqit për shkak të kartonit të kuq ndikoi në ekip, me vendasit që humbën 0-1 me Sevillan. Goli i Gudelj në minutën e 53 vendosi gjithçka. Me këtë fitore Sevilla mban vendin e 13 me nëntë pikë, ndërsa Mallorca po me nëntë pikë qëndron një pozitë më sipër.

VIDEO:

Mallorca 0-1 Sevilla

 

Ora 20:54
VIDEO/ Dopieta e Cavanit nuk mjafton, Valencia e Gatusso-s s'fiton as me vendin e fundit

La Liga luajti sot ndeshjet e 10-ta në kampionat. Valencia dhe Elche barazuan 2-2. Skuadra e Gatusso nuk ia doli të merrte fitoren pas dopietës së Cavanit, me sulmuesin nga Uruguaji që shënoi në minutat 41 dhe 45+7 të pjesës së parë. Përmbysja e golit të Milla nuk pati sukses, ndërsa sërish Milla për dopietën personale në të 65 minutë dërgoi shifrat në 2-2 për t'i dhënë nga një pikë skuadrave. Valencia me 14 pikë shkon në vendin e shtatë, ndërsa Elche në vendin e fundit me tre pikë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?