Në stadiumin "Roman Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 2-0 me Mallorcan për javën e 21 në La Liga. Vendasit e Sampaolit rikthehen te fitorja dhe lënë zonën e ftohtë të renditjes. Golat për vendasit u shënuan nga En Nesyri në minutën e 28 dhe Gil në të 40 minutë. Megjithëse për 90 minuta në fushë, Vedat Muriqi nuk mundi t'i japë një dorë të tijvë në transfertë. Me 24 pikë, Sevilla shkon në vendin e 12-të, teksa Mallorca me 28 pikë qëndron në vendin e 10-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Real Betis prek Europën, Muriqi s'e ndihmon dot Mallorcën! Bilbao pa mëshirë kundër Valencias
S.Dh/ReportTv.al