Në "Son Moix", vendasit e Mallorcas fituan 1-0 duelin me Granadan, duke lënë këta të fundit në zonën e ftohtë të renditjes. Sfida e javës së 29-të u vendos nga goli i Raillo në minutën e 85-të. Për vendasit Vedat Muriqi luajti gjithë takimin, ndërsa te Granada Myrto Uzuni u zëvendësua pas minutës së 72-të. Me 30 pikë Mallorca mban vendin e 14-të, teksa Granada me 14 pikë pozitën e 19-të (parafundit).
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Muriqi mposht Uzunin, Real Madrid fiton 2-4 dhe vijon kryesimin e La Ligas! Girona hap fals
S.Dh/ReportTv.al