VIDEO/ Muzeu i Forcave të Armatosura atraksion fundjave për familjarët dhe të apasionuarit pas jetës ushtarake

7 Prill, 12:47| Përditesimi: 7 Prill, 12:50

  • Share

Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, i cili u hap në 7 dhjetor të vitit të kaluar, është kthyer në një atraksion fundjave për familjet dhe ata që janë të apasionuar pas historisë dhe jetës ushtarake.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme më rrjetin social “Facebook” pamje nga muzeu ushtarak, ku duket se fëmijë e të rritur shikojnë me kureshtje arsenalin e ushtrisë shqiptare ndër vite.

“Fundjava në Muzeun e Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Tiranë, destinacioni turistik i një historie politike unikale të ushtrisë shqiptare, e cila gjatë komunizmit u armatos deri në dhëmbë për të luftuar me tërë botën, në Shqipërinë e izoluar si një Kore e Veriut, në mes të Europës, ndërkohë që muzeu ofron edhe një hapësirë të gjelbër e një vendpushim kafeje, ku vizitorët shijojnë ajrin e pastër të rrethuar nga objekte të kujtesës e të traditës shqiptare”,- shkruan Rama.

Muzeu është një dëshmi e historisë së ushtrisë shqiptare dhe ndahet në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?