SHBA - Në 'PayPal Park' në San Jose të Californias, vendasit e San Jose Earthquakes u mposhtën pas penalltive nga Austin FC, teksa vendimtar për miqtë ishte Myrto Uzuni me dy penalltitë e kthyera në gol. Beratasi dërgon kështu të tijtë në gjysmëfinalet e 'US Open Cup'.
Përballja nisi mirë për vendasit, pasi Arango i dha epërsinë San Jose pas 12 minutave lojë. Duhej Vazquez në minutën e 65-të që të vendoste ekuilibrat nga penalltia. Në minutën e 66-të në fushë hidhet Myrto Uzuni në vend të Bukari, por koha e rregullt u mbyll 1-1.
Në shtesë, San Jose gjeti sërish epërsinë për 2-1 me Kikanovic në minutën e 99-të, para se Myrto Uzuni të tregohej i saktë nga penalltia në minutën e 115-të, për të barazuar 2-2.
Me këtë rezultat skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku Austin FC u tregua më i saktë dhe fitoi me rezultatin 2-4. Sërish Myrto Uzuni e ndali sferën në rrjetë dy herë nga penalltia dhe u dha një dorë të tijve për të prekur gjysmëfinalen.
Komente
