Myrto Uzuni

Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni shekullor, i gjithë stadiumi i Granadas duartroket sulmuesin e Kombëtares

23 Nëntor 2024, 17:56| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 17:58

  • Share

GRANADA, Spanjë - Ditë historike për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur në kuotën e 100-të ndeshjeve të zhvilluara me Granadan në Spanjë, kjo mes La Liga dhe La Liga 2.

Për këtë sukses të beratasit, klubi i Granadas ka organizuar një ceremoni për Uzunin. Para ndeshjes kundër Cadiz që vlen për raundin e 16-të, një fanellë me numrin 100 dhe emrin e Uzunit në të është shfaqur në stadium nga drejtuesit.

Uzuni ka pozuar me të dhe të pranishmit në stadium e kanë përcjellë këtë gjë me duartrokitje. Myrto është një gol larg për të qenë ndër futbollistët që kanë shënuar më shumë me klubin spanjoll.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?