Myrto Uzuni ka shënuar golin e 11-të sezonal në La Liga me Granadan. Për raundin e 33-të në kampionat, skuadra e tij po fiton 2-0 kundër Osasunës. Në fillimin e pjesës së dytë beratasi ka shënuar golin e dytë të ndeshjes duke bërë që Granada të jetë më pranë tri pikëve, aq shumë të domosdoshme në garën për mbijetesën.
Ishte Pellisteri në të 29 minutë që zhbllokoi ndeshjen, për t'ia lënë shqiptarit "vulën" e tri pikëve. Një pasim i Jozuiak bëri që 28-vjeçari Uzuni të shfaqej përballë portierit Herrera dhe me të majtë nuk e pati të vështirë të "përshëndeste" rrjetën për herën e 11-të këtë sezon.
Edhe pse jo në formën më të mirë për shkak të një lëndimi, Uzuni po tregon cilësi në fushë dhe ftesa nga Sylvinho për në Euro 2024 duket e pashmangshme.
¡GOL DE MYRTO UZUNI!
— Football Report (@FootballReprt) April 28, 2024
¡QUÉ JUGADA DE KAMIL JÓŹWIAK!
POLSKA GUROM ???????? ????
????️ @FootColic pic.twitter.com/Vmk20L0Zok
Per bote se per shqipnin zerooo
Përgjigju