Granada dhe Ponferradina barazuan 2-2 për javën e 31 në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi anësor i Kombëtares, Myrto Uzuni gjeti golin e 19-të në kampionat, duke ndihmuar Granadan që të marrë një pikë në shtëpi. Edhe pse suksesi nuk ishte i plotë për vendasit, beratasi bëri pjesën e tij në minutën e 70-të.
27-vjeçari nuk gaboi nga penalltia, ndërsa kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2. Në një intervistë të fundit, Uzuni tregoi se ka oferta nga disa kampionate, duke mos ditur se kë të zgjedhë mes La Liga dhe Serie A.
Forma e mirë e sulmuesit anësor duket se ka gëzuar edhe trajnerin e Kombëtares, Sylvinho. Kuqezinjtë luajnë në 27 mars për eliminatoret e Euro 2024 kundër Polonisë në Varshavë.