Goli i Myrto Uzunit

Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e dytë në SHBA, FC Austin kalon me përmbysje në 1/8 e Kupës

8 Maj, 09:45| Përditesimi: 8 Maj, 09:47

  • Share

TEKSAS, SHBA - Myrto Uzuni ka shënuar golin e dytë me fanellën e FC Austin në SHBA. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e barazimit në minutën e 76-të të ndeshjes, gjë që i hapi rrugë përmbysjes së ekipit të tij.

FC Austin mposhti 3-2 El Paso në 1/16 e Open Cup, por pjesa e parë nuk ishte e duhura për vendasit. El Paso shënoi dy herë në minutat 20-të dhe 34 me dopietën e Avila për të befasuar Austin.

Pjesa e dytë solli përmbysjen e vendasve që kalojnë në 1/8 e Kupës. Vazquez në minutën e 73-të shënoi golin e parë, ndërsa Uzuni në të 76 minutë barazoi shifrat. Një kontroll i bukur i beratasit dhe goditja nga jashtë zone u ndal në rrjetë, ndërsa sërish Vazquez gjeti golin e tretë për vendasit.

"Përshëndetje të gjithë tifozëve të Austin, faleminderit për mbështetjen tuaj. Fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme për ne. Shihemi të shtunën", tha Uzuni pas ndeshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?