Goli i shënuar nga Myrto Uzuni

Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon në finalen e US Open Cup dhe gabon 11 metërshin, beratasi s'i mjafton Austin FC për trofeun

2 Tetor, 09:27| Përditesimi: 2 Tetor, 09:35

  • Share

SHBA, Texas - Nashville SC u shpall fituese e trofeut të US Open Cup, duke mposhtur 1-2 në finale skuadrën e Myrto Uzunit, Austin FC. Beratasi gaboi një 11 metërsh në minutën e 21-të, teksa u korrigjua në fundin e pjesës së parë.

Dueli nisi me Nashville SC më kërkues. Duhej minuta e 17-të që Mukhtar të shënonte për Nashville, para se Myrto Uzuni në minutën e 21-të të gabonte penalltinë e fituar nga Austin FC.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë Uzuni e korrigjoi shënjestrën dhe shënoi me aksion pas pasimit të Sanchez. Në pjesën e dytë, Surridge, gjeti edhe golin e dytë për Nashville me 11 metërsh, duke 'vulosur' suksesin për të tijtë.

Uzuni ishte ndër më të vlerësuarit, por Austin FC nuk mundi të prekte trofeun, duke i shkuar pranë. Nëntë gola ka shënuar këtë sezon Uzuni me fanellën e klubit amerikan.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?