SHBA, Washington - Myrto Uzuni është duke kaluar një moment të mirë në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), teksa ka konfirmuar formën e tij gjithnjë në rritje. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar golin e tretë në katër ndeshjet e fundit, këtë herë kundër DC United, në një sfidë ku Austin FC triumfoi me rezultatin bindës 2-4 në transfertë.
Uzuni hapi serinë e golave në minutën e 22-të, pas një aksioni të ndërtuar bukur nga skuadra teksane. I vendosur në mënyrë perfekte mes mbrojtjes kundërshtare, ai kontrolloi saktësisht një pasim në zonë dhe mposhti portierin.
Ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit për 30-vjeçarin, i cili duket se po ambientohet në mënyrë të shkëlqyer me futbollin amerikan dhe me skemat e trajnerit. Uzuni iu bashkua Austin FC pas një periudhe të suksesshme në Spanjë me Granadën.
Komente
