Myrto Uzuni

Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni 'shkëlqen' në MLS, 3 gola në 4 ndeshje! Shënon në fitoren e fundit të Austin FC

28 Korrik, 12:45| Përditesimi: 28 Korrik, 12:47

  • Share

SHBA, Washington - Myrto Uzuni është duke kaluar një moment të mirë në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), teksa ka konfirmuar formën e tij gjithnjë në rritje. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar golin e tretë në katër ndeshjet e fundit, këtë herë kundër DC United, në një sfidë ku Austin FC triumfoi me rezultatin bindës 2-4 në transfertë.

Uzuni hapi serinë e golave në minutën e 22-të, pas një aksioni të ndërtuar bukur nga skuadra teksane. I vendosur në mënyrë perfekte mes mbrojtjes kundërshtare, ai kontrolloi saktësisht një pasim në zonë dhe mposhti portierin.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit për 30-vjeçarin, i cili duket se po ambientohet në mënyrë të shkëlqyer me futbollin amerikan dhe me skemat e trajnerit. Uzuni iu bashkua Austin FC pas një periudhe të suksesshme në Spanjë me Granadën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?