Politikë

Mziu ‘përsëritës’ dhune, VIDEO kur bënte thirrje në 2021 për vrasje si në Elbasan

25 Prill, 18:52| Përditesimi: 25 Prill, 18:57

  • Share

Deputeti demokrat Xhelal Mziu u denoncua në Policinë e Bulqizës nga një zyrtar, i cili e akuzon se bashkë me nipin e tij, kandidati i Berishës e ka dhunuar me grushte pas një takimi elektoral. Ky është incidenti i parë i fushatës elektorale të 11 majit, por nuk është ‘incidenti’ i parë që përfshihet Mziu.

Shqiptarja.com iu kthen në vëmendje këtë deklaratë të Mziut gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2021, kur shokoi me deklaratën e tij, kur bëri thirrje për vrasje pas asaj të Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

"Të gjithë ata që kanë guxuar për të prekur votën, do ta pësojnë si ai që e pësoi në Elbasan. Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit", deklaroi Mziu më 23 prill 2021.

Deklarata e tij ngjalli shumë reagime, deri te ambasadorja amerikane e asaj kohe në Tiranë Yuri Kim, ndërsa Prokuroria e vuri në hetim. Vetë Mziu, pas reagimeve u detyrua të kërkojë falje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beqiri: 25/04/2025 22:56

    Nuk e kuptoj ça ben spak ! Duket sikur ka frik nga PD. Dhe kjo esht per te ardhur keq..ne qofte se esht institucion i pa varur te bej punen e tij si majtas dhe djathtas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?