Në "Deutsche Bank" në Frankurt, Eintracht vendas humbi 0-2 me Napolin. Kryesuesit e Serie A po tregojnë një formë të mirë edhe në Europë, duke fituar në transfertë dhe bërë një hap cilësor për kalimin në fazën çerekfinale. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan nga Osimhen në minutën e 40-të dhe Di Lorenzo në minutën e 65-të. Vlen për t'u theksuar se Kvaratskhelia në minutën e 36 gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Liverpool dhe Real Madrid shënojnë 7 gola, Napoli fiton në transfertë! Champions League dhuron spektakël
S.Dh/ReportTv.al