VIDEO/ Napoli 'arratiset' në krye të renditjes, Juventus fiton me një kryevepër! Inter 'fundos' Sampdorian

29 Tetor 2022, 16:54| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 23:01

  • Share

Serie A ka zhvilluar tre ndeshje këtë të shtunë, të vlefshme për javën e 12-të. Në 15:00, Napoli fitoi 4-0 me Sassuolon duke mbajtur sërish kreun e Serie A. Për të besuarit e Spallettit shkëlqyen Osimhen dhe Kvaratskhelia. Dueli do hapej në minutën e 4 nga Osimhen, teksa në të 19 minutë sërish sulmuesi do realizonte për të qetësuar të tijtë. Të dy golat erdhën pas asistit të Kvaratskhelia. Gjeorgjiani do ishte sërish protagonsit, këtë herë duke shënuar vetë në minutën e 36 pas asistit të Mario Rui. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për Napolin, që nuk e ndali hovin as në 45 minutat e dyta. Osimhen u kujdes të merrte topin në shtëpi, duke shënuar golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal në minutën e 77. Pas 12 javësh, Napoli prin renditjen e Serie A me 32 pikë, gjashtë më shumë se Milan që ka një ndeshje për të zhvilluar (nesër, Torino - Milan).

Juventus fitoi 0-1 në transfertë me Leccen për javën e 12 në Serie A. Ndeshja nuk ishte e lehtë për djemtë e Allegrit, që iu falën një kryevepre të Nicola Fagioli në minutën e 73 të ndeshjes. Goli dhe veprimi para tij sollën në mendje legjedën e Juves, Del Piero. Fantastik talenti i klubit, që u fut në fushë si zëvendësues i McKennie në minutën e 46 të ndeshjes. Me 22 pikë Juventus mban vendin e gjashtë në klasifikim, teksa Lecce qëndron në pozitën e 17 me tetë pikë.

Inter fitoi 3-0 me Sampdorian. Zikaltërit nuk e vendosën asnjëherë në diskutim ndeshjen, teksa shënuan me de Vrij dhe Barella qysh në pjesën e parë (21', 44'). Pjesa e dytë do kishte të njëjtin ritëm, me zikaltërit që vulosën tri pikët me golin e Correa në minutën e 73 të ndeshjes. Shtatë minuta në fushë edhe për Asllanin, që mori vendin e Calhanoglu në të 83 minutë. Me këtë sukses Inter kap zonën evropiane me 24 pikë në vendin e pestë, tetë më pak se Napoli kryesues. Me vetëm gjashtë pikë Sampdoria ndodhet në pozitë delikate, duke u renditur e 18-ta.

SOT/ Serie A, java 12-të:

Napoli 4 - 0 Sassuolo (Osimhen 4', 19', 77', Kvaratskhelia36')

Lecce 0 - 1 Juventus (Fagioli 73')

Inter 3 - 0 Sampdoria (de Vrij 21', Barella 44', Correa 73')

Ora 22:35
VIDEO/ Inter hyn në Europë, skuadra e Inzaghit 'fundos' Sampdorian

Inter fitoi 3-0 me Sampdorian në javën e 12 në Serie A. Zikaltërit nuk e vendosën asnjëherë në diskutim ndeshjen, teksa shënuan me de Vrij dhe Barella qysh në pjesën e parë (21', 44'). Pjesa e dytë do kishte të njëjtin ritëm, me zikaltërit që vulosën tri pikët me golin e Correa në minutën e 73 të ndeshjes. Shtatë minuta në fushë edhe për Asllanin, që mori vendin e Calhanoglu në të 83 minutë. Me këtë sukses Inter kap zonën evropiane me 24 pikë në vendin e pestë, tetë më pak se Napoli kryesues. Me vetëm gjashtë pikë Sampdoria ndodhet në pozitë delikate, duke u renditur e 18-ta.

 

 

Ora 20:03
VIDEO/ Gol 'alla-Del Piero', Juventus i falet talentit të ekipit! Bardhezinjtë 'harrojnë' eleminimin nga Champions

Juventus fitoi 0-1 në transfertë me Leccen për javën e 12 në Serie A. Ndeshja nuk ishte e lehtë për djemtë e Allegrit, që iu falën një kryevepre të Nicola Fagioli në minutën e 73 të ndeshjes. Goli dhe veprimi para tij sollën në mendje legjedën e Juves, Del Piero. Fantastik talenti i klubit, që u fut në fushë si zëvendësues i McKennie në minutën e 46 të ndeshjes. Me 22 pikë Juventus mban vendin e gjashtë në klasifikim, teksa Lecce qëndron në pozitën e 17 me tetë pikë.

 

Ora 16:55
VIDEO/ Napoli poker për kreun e Serie A, shkëlqejnë Osimhen - Kvaratskhelia

Serie A ka në program tre ndeshje këtë të shtunë, të vlefshme për javën e 12-të. Në 15:00, Napoli fitoi 4-0 me Sassuolon duke mbajtur sërish kreun e Serie A. Për të besuarit e Spallettit shkëlqyen Osimhen dhe Kvaratskhelia. Dueli do hapej në minutën e 4 nga Osimhen, teksa në të 19 minutë sërish sulmuesi do realizonte për të qetësuar të tijtë. Të dy golat erdhën pas asistit të Kvaratskhelia. Gjeorgjiani do ishte sërish protagonsit, këtë herë duke shënuar vetë në minutën e 36 pas asistit të Mario Rui. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për Napolin, që nuk e ndali hovin as në 45 minutat e dyta. Osimhen u kujdes të merrte topin në shtëpi, duke shënuar golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal në minutën e 77. Pas 12 javësh, Napoli prin renditjen e Serie A me 32 pikë, gjashtë më shumë se Milan që ka një ndeshje për të zhvilluar (nesër, Torino - Milan).

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?