Amir Rrahmani

Sport

VIDEO/ Napoli fiton 1-2 në Genoa dhe rigjen kreun e Serie A! Shënon Amir Rrahmani

21 Dhjetor 2024, 19:56| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 20:54

  • Share


Në "Ferraris" të Genoas vendasit u mposhtën 1-2 nga Napoli. Me këtë sukses djemtë e Contes rikthehen në krye të Serie A, të paktën përkohësisht derisa Atalanta të zhvillojë ndeshjen e saj kundër Empolit (e diel). Përballja nisi mirë për miqtë që gjetën golin e parë pas 15 minutash. Asistimi i Neres bëri që Anguissa të kalonte napoletanët në avantazh.

Për të siguruar suksesin mendoi Amir Rrahmani që me kokë shënoi golin e dytë në minutën e 23. Paçka se Pinamonti për vendasit shënoi golin që hapi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, fati i buzëqeshi Napolit që me 38 pikë merr kreun e Serie A, duke lënë me një pikë më pak bergamaskët e Gasperinit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli fiton në Genoa dhe merr kreun e Serie A! Torino s'i bën ballë Bolognas, frikë për mbrojtësin polak! Tri pikë për Lazion


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?