Festa e Osimhen

VIDEO/ Napoli fiton në transfertë, djemtë e Spallettit ruajnë distancën nga Juventus

8 Janar 2023, 20:23| Përditesimi: 8 Janar 2023, 20:24

  • Share

Napoli fitoi 0-2 me Sampdorian në "Luigi Ferraris" për javën e 17-të në Serie A. Miqtë nga jugu i Italisë nuk e vendosën në diskutim fitoren, me Politanon që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të. Në të 19 minutë Osimhen shënoi golin e parë për miqtë, teksa Rincon te vendasit mori karton të kuq në minutën e 39. Në pjesën e dytë ishte Elmas që nuk gaboi nga penalltia tetë minuta nga fundi, për të vulosur tri pikët. Napoli me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve duke kryesuar Serie A dhe ruajtur distancën me shtatë pikë nga Juventus ndjekës. Sampdoria vijon të vendin e 18-të me nëntë pikë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Napoli bën detyrën në transfertë dhe kryeson Serie A, Milan dramë kundër Romës! Lazio barazon 2-2 në 'Olimpico'


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?