Në "Maradona" Napoli fitoi 2-0 kundër Torinos dhe merr kreun e Serie A. Skuadra e Antonio Contes përfitoi nga humbja e Interit dhe pas raundit të 34-t prin kampionatin me 74 pikë, tre më shumë se zikaltërit. Ndeshja për napoletanët u vendos nga dopieta e Scott McTominay në minutat 7 dhe 41. Katër javë nga fundi i sezonit Napoli bën befasinë dhe kërkon të përfitojë nga kalendari për të marshuar drejt trofeut. Sfida e radhës për të besuarit e Contes është në udhëtim kundër Leçes.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli përfiton nga 'gafa' e Interit dhe merr kreun e Serie A, tri pikë për Milanin e Juventusin! Ngec Atalanta
S.Dh/E.H/ReportTv.al
