Në "Maradona", vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Fiorentinës. Tanimë napoletanët vijojnë të kërkojnë rikthimin në krye të renditjes, pozicion që mbahet nga Interi. Djemtë e Contes iu përgjigjën zikaltërve dhe deçiziv ishte Lukaku me një gol dhe një asist. Sulmuesi belg zhbllokoi shifrat pas 26 minutash lojë dhe asistoi për golin e dytë nga Raspadori. Gudmundsson shkurtoi për ekipin nga Firenze, por Napoli siguroi suksesin që e dërgon në kuotën e 60 pikëve për vendin e dytë, një më pak se Interi kryesues.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli i përgjigjet Interit, Lukaku gol dhe asist! Roma pesë fitore radhazi, Juventusi turpërohet 0-4 nga Atalanta
S.Dh/ReportTv.al
