Amir Rrahmani në dyluftim

VIDEO/ Napoli 'show', fiton 0-2 kundër Salernitanës dhe shkon -4 nga kreu

4 Nëntor 2023, 17:00| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 17:01

  • Share

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës humbën 0-2 me Napolin. Miqtë e Garcias u rikthyen te suksesi pas barazimit 2-2 me Milanin një javë më parë dhe prekin zonën Champions. Nga ana tjetër, Salernitana e Pippo Inzaghit ende nuk e ka siguruar fitoren e parë këtë sezon, duke u gjendur me vetëm katër pikë në fundin e renditjes. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Raspadori në minutën e 13-të dhe nga Elmas në minutën e 82-të. Me 21 pikë Napoli shkon në vendin e katërt.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi tri pikë me vuajtje, mund 1-2 Atalantën për kreun e Serie A! Napoli fiton 0-2 në transfertë, Milani humbet në shtëpi


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?