Keylor Navas pas katër viteve në Paris do lërë PSG-në për të kaluar në huazim te Nottingham Forest në Premier League. Portieri 36-vjeçar ka takuar shokët e ekipit, teksa në mediat sociale ka rënë në sy përshëndetja me Sergio Ramos.
Mbrojtësi nuk ka dashur largimin e portierit, teksa me shaka i ka thënë se do e mbajë. Përshëndetja e ngrohtë mes tyre është parë si një raport i shkël\qyer në grupin e PSG-së, me Navas që nuk i ka mbajtur lotët.
Mes puthjeve dhe përqafimeve, Navas largohet nga PSG për një aventurë gjashtë mujore për t'u rikthyer më pas për sezonin e ri.
Komento