Sport

VIDEO/ Ndërhyri për të grushtuar tifozin bashkë me babanë, lojtari i Naftëtarit shoqërohet në polici gjatë ndeshjes

24 Tetor 2021, 19:33| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 22:23

  • Share

Ndeshja Naftëtari–Flamurtari e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë, grupi B,  ka qenë në qendër të vëmendjes, por jo për shkak të asaj se çfarë u prodhua në fushë, por në tribunë.

Kjo sepse në përfundim të ndeshjes, sulmuesi Samuel Vrapi ka dalë nga stadiumi i rrethuar nga policët të cilët e kanë shoqëruar në Komisarit. E gjitha ndodhi në momentin, kur tifozët kanë hedhur akuza dhe sharje në drejtim të ekipit të Naftëtarit, për lojën e dobët që kanë bërë lojtarët e skuadrës tyre. Në atë tribunë ka qenë i pranishëm edhe babai i sulmuesit Vrapi i cili i ka kundërshtuar, por më pas ngjarja shkoi deri në konflikt verbal mes tij dhe një tifozi.

Sulmuesi sapo ka parë që babai i tij ishte përfshirë në sherr ka lënë lojën dhe ka shkuar në ndihmë të babait. Arbitri e ka ndëshkuar me karton të kuq, po kjo nuk mbaroi me kaq. Sulmuesi sapo u largua nga fusha ka pritur tifozin në tentativë për ta goditur, por fatmirësisht ka ndërhyrë në kohë Policia duke e shoqërua në Polici futbollistin së bashku me babanë e tij.  

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?