VIDEO/ Ndërpritet ndeshja në Vlorë, Dinamo ndëshkon Flamurtarin me penallti! 3 kartona të kuq dhe përplasje mes drejtuesve

20 Mars 2023, 18:56| Përditesimi: 20 Mars 2023, 19:35

  • Share

 

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në "finalen" e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur "lumë" shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t'u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë.


Lajmi kryesor:

Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?