Barcelona po luan me Almerian në "Camp Nou" për javën e 13 në La Liga. Ndeshja është e fundit në karrierën e Gerard Pique, që njoftoi disa ditë më parë tërheqjen nga futbolli i luajtur.
Në duelin e fundit para tifozëve të Barçës, Xavi vendosi ta hedhë në fushë 35 vjeçarin nga minuta e parë. Emocionues momenti kur lojtarët dolën në fushë, me tifozët që në kor brororitën emrin e mbrojtësit. Me 14 vite në Camp Nou, Pique ia doli të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm me katalanasit duke u kthyer në një legjendë të klubit. Veç tifozëve, bashkëlojtarët mbanin të gjithë veshur fanellën me numrin 3 dhe emrin e Pique mbi shpinë.