Festa e AZ Alkmaar në Romë

VIDEO/ Ndeshja e gabimeve me 3 gola, Lazio turpërohet në shtëpi! AZ Alkmaar e mund në Conference League, Hysaj në stol

7 Mars 2023, 20:49| Përditesimi: 7 Mars 2023, 20:53

  • Share

Conference League zhvilloi sot ndeshjen e parë për fazën e 1/8 me eliminim direkt. Lazio humbi 1-2 në Itali me AZ Alkmaar, me italianët që u përmbysën nga holandezët. Mbrojtësi i Kombëtares, Elsi Hysaj qëndroi në stol te Lazio, duke mos u preferuar nga Sarri paçka formës së mirë të treguar.

Ndeshja nisi mirë për Lazion, që shënoi në minutën e 18-të me Pedro. Pas asistit të Zaccagnit, Pedro shënoi me të majtën nga brenda zone. Në minutën e 45 ishte Pavlidis që barazoi ndeshjen pas gabimit të prapavijës së lacialëve.

Edhe pjesa e dytë ka parë miqtë më të mirë në fushë, me Kerkez që pas asistit të Karlsson në minutën e 62 shënoi për 1-2 duke përmbysur ndeshjen po pas një gabimi të mbrojtjes së Lazios.

Edhe pse shihen si favoritë për të fituar këtë kompeticion, Lazio ka zhgënjyer në ndeshjen e parë, me duelin e kthimit që luhet të enjte në 16 mars.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?