VIDEO/ Ndodh gjatë mbledhjes së KAS, relatori ndërpret seancën: Po na vendos policia bashkiake gjoba, duhet të lëviz makinën

7 Qershor 2023, 16:58| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 17:58

  • Share

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ka ndodhur një situatë e pazakontë. Teksa po shqyrtohej ankimi i partive politike për zgjedhjet e 14 majit, relatori i çështjes që ishte duke shqyrtuar Ledio Braho ndërpreu papritur seancën!

E gjitha kjo ndodhi sepse anëtari i KAS, Ledio Braho duhet të lëvizte makinat, e sipas tij kjo sepse policia bashkiake kishte nisur të vendoste gjoba.

Braho tha se gjobat u vendosën në një vend ku nuk vendose dhe kërkoi 5 minuta pushim për të lëvizur makinat e parkuara.

 “Na duhet ta ndërpresim për pesë minuta seancën, sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend ku nuk vendosen gjobat, kështu që, duhet të lëvizim makinat”, tha Ledio Braho.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?