Stadiumi i KFUM dhe lojtarët duke kaluar rrugën

VIDEO/ Ndodh në Norvegji, lojtarët duhet të kalojnë rrugën nga dhomat e zhveshjes për në stadium! I ndihmon policia

30 Prill, 12:02| Përditesimi: 30 Prill, 12:06

  • Share

Në Shqipëri klubet e futbollit kanë mjaft probleme me infrastrukturën, por historia që vjen nga Norvegjia është e pazakontë edhe për kushtet tona.

Në vendin skandinav, skuadra e sapongjitur në Ligën e Parë, KFUM nga Oslo u bë e njohur në internet pasi u përhap lajmi për dhomat e zhveshjes më unike në botë.

Lojtarët e skuadrave vendase dhe ato mike duhet të bëjnë një rrugë të gjatë nga dhomat e zhveshjes për në fushë, e cila kalon pikërisht nëpër rrugët e qytetit.

Ata ndihmohen nga policia, e cila më pas ndalon qarkullimin e mjeteve në mënyrë që futbollistët, trajnerët, madje edhe gjyqtarët të kalojnë rrugën të sigurt dhe të futen në stadium për ndeshjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?