VIDEO/ Në kërkim nga Interpol-i për sulmin e Banjskës, Milan Radoiçiç shfaqet duke festuar ditëlindjen me pankarta e fishekzjarre

22 Shkurt, 19:29| Përditesimi: 23 Shkurt, 00:06

  • Share

Edhe pse në kërkim nga INTERPOL-i pasi akuzohet si organizator i sulmit në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023, Milan Raidoçiç është shfaqur në rrjetet sociale duke festuar ditëlindjen e tij.

Videoja është publikuar nga politikani serb Nemanja Sharoviç në rrjetin social “X” duke treguar se ish nënkryetari i Listës Serbe ka festuar ditëlindjen e ti të 46-të, me fishkzjarre.

Pamjet tregojnë se një grup serbësh kanë shpalosur një pankartë të madhe ku shkruhet  “Gëzuar ditëlindjen komandant”.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radoiçiç, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin e 24 shtatorit. Si pasojë e sulmit në veri të Kosovës  gjatë shkëmbimit të zjarrit mes uniformave blu dhe sulmuesve serbë u vra polici Afrim Bunjaku.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?