Gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea

Sport

VIDEO/ Në lot si një fëmijë, arbitri i finales të Kupës së Mbretit pas akuzave të Real Madrid: I thonë tim biri se jam hajdut

25 Prill, 15:07| Përditesimi: 25 Prill, 15:14

  • Share

Ricardo de Burgos Bengoetxea do jetë arbitri kryesor i finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila luhet të shtunën (27 prill) në orën 22:00 në Sevilla.

Para sfidës arbitrat kanë dalë para mediave, teksa kryesori de Burgos Bengoetxea është përlotur pas akuzave të Real Madrid. Ai ka kujtuar të birin dhe mesazhet që ai merr kur shkon në shkollë.

“Kur fëmija yt shkon në shkollë dhe i thonë që babai i tij është një ‘hajdut’, dhe ai vjen në shtëpi duke qarë, është shumë e rëndë”, – tha arbitri kur u pyet nga “MARCA”.

"Unë përpiqem ta edukoj djalin tim duke i thënë se babai i tij është i ndershëm, se gabon si çdo sportist tjetër. Është shumë e rëndë, nuk ia uroj askujt. Ditën që do të largohem nga këtu, dua që djali im të jetë krenar për atë që ishte babai i tij dhe për atë që është arbitrimi, i cili na ka dhënë shumë vlera", tha mes të tjerash Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Ky shpërthim në lot i gjyqtarit të njohur spanjoll erdhi pasi “Real Madrid MTV” publikoi një video me gabimet e tij dhe përdori fjalë fyese ndaj kryesorit të caktuar për të bërë drejtësi në finalen e Kupës së Mbretit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?