Sport

VIDEO/ Nedim Bajrami i shënon Celtic në derbi, i jep avantazhin Rangersit në finale

15 Dhjetor 2024, 17:29| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 22:42

  • Share

SKOCI - Fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami ka shënuar golin e radhës me fanellën e Rangers në Skoci. Bajrami ndëshkoi rivalët më të mëdhenj të Rangers, pikërisht Celtic në finalen e Kupës së Ligës.

Duhej minuta e 41-të kur një top i kthyer nga portieri i Celtic mbeti "pa zot" në zonë dhe shqiptari nuk e pati të vështirë ta ndalte në fundin e rrjetës, pasi më parë e kishte nisur vetë aksionin. Festë me 'shqiponjë' nga fantazisti.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e Rangers (1-0) me golin e Bajramit. Më pas në kohën e rregullt dy ekipet u ndanë 3-3 dhe me penallti fitues doli Celtic.

Kujtojmë se derbi i Glasgow mes Rangers dhe Celtic është ndër më të zjarrtët në Evropë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?