BRAZIL - Santos u mposht 1-2 në shtëpi nga Internacional për javën e 16-të në elitën e futbollit brazilian. Miqtë kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me Carbonero, para se Borre në minutën e 75-të të shënonte golin e dytë. Ndërkohë Barreal shkurtoi në fund për 1-2.
Në këtë sfidë rasti i Neymar ka bërë 'xhiron' e rrjeteve sociale. Gjatë ndeshjes ylli i Santos kishte një rast të mirë për gol, me sferën që pasi u ndal nga shtylla, u prit nga portieri pa kaluar vijën fatale.
Neymar festoi si "i çmendur" dhe shkoi drejt tifozëve, madje edhe duke prishur flamurin e këndit. Pas sekondash feste, ndeshja vijoi dhe Neymar e tifozët u befasuan pasi sfera nuk e kishte kaluar vijën fatale.
? Neymar, topun çizgiyi geçtiğini düşünüp çılgınlar gibi golü kutluyor ama... pic.twitter.com/iCpWo2AArk
— Fanatik (@fanatikcomtr) July 24, 2025
Komente
