Neymar del nga fusha duke lotuar

Sport

VIDEO/ Neymar dëmtohet sërish, lë fushën mes lotësh

17 Prill, 12:45| Përditesimi: 17 Prill, 12:51

  • Share

BRAZIL - Sulmuesi i Santos, Neymar u largua nga fusha në lot pasi dëmtoi këmbën vetëm 34 minuta në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionatin brazilian të futbollit.

33-vjeçari, i cili u rikthye pas gjashtë javësh pasi ishte jashtë fushe si pasojë e një një dëmtimi në kofshë, e nisi titullar kundër Atletico MG. Ish-sulmuesi i Barcelonës kishte veshur një fanellë speciale me numrin 100 për të përkujtuar paraqitjet e tij të 100-të në stadiumin 'Vila Belmiro' të Santos.

Por, Neymar bëri me shenjë drejt pankinës pas golit të Alvaro Barreal që i dha Santosit epërsinë 2-0. Sulmuesi u ul në fushë për të pritur ndihmën mjekësore. Mjekët treguan se ai nuk mund të vazhdonte dhe një Neymar qartësisht emocional u largua nga fusha në lot, duke mbajtur me dorë zonën e majtë të kofshës që e kishte mbajtur jashtë për gjashtë javët e mëparshme.

“Është ende herët për të dhënë ndonjë përgjigje përfundimtare, nuk kemi ende një diagnozë”, tha trajneri i Santos, Cesar Sampaio.

Ish-sulmuesi i Paris Saint Germain ka bërë tetë paraqitje për Santos dhe ka shënuar tre gola që nga kthimi prej Al-Hilal. Neymar është golashënuesi rekordmen i Brazilit, por nuk ka luajtur për kombëtaren që nga tetori i vitit 2023, kur dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë.

Sulmuesi u thirr në skuadrën e Brazilit për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Argjentinës dhe Kolumbisë, por u detyrua të tërhiqej pas lëndimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?