Brazili e hapi fushatën e tij kualifikuese për Kupën e Botës me një fitore 5-1 në shtëpi ndaj Bolivisë, duke i lënë miqtë pa fitore në shtatë takime radhazi mes skuadrave.
Kapiteni i Brazilit, Neymar shënoi dy gola në këtë takim, duke thyer rekordin e Pele (77 gola) me kombëtaren dhe shënuar emrin e tij si më i miri në historinë e brazilianëve (79 gola).
Neymar kishte mundësinë që të shënonte në minutën e 17-të, teksa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë të shtangur tifozët në stadiumin "Olimpic" në Belem.
Megjithatë goli hapës i ndeshjes nuk do vononte, me Rodrygo që shënoi në të 24 minutë. Pjesa e dytë ishte e furishme për Brazilin, që shënoi me Raphinha-n dhe sërish Rodrigon.
Në të 61 minutë ishte Neymar që me golin e tij kaloi rekordin e Pele, ndërsa në të 90+2 minutë e dërgoi numrin e golave me Brazilin në 79. Për miqtë nga Bolivia Abrego shënoi golin e flamurit.
Pas ndeshjeve të para në grupin e Amerikës Latine për kualifikueset e Kupës së Botës, Brazili, Uruguai, Argjentina dhe Kolumbia kryesojnë me tre pikë.
"Neymar 79", kjo ishte pllakada që sulmuesi i Brazilit mori pasi theu rekordin e Pele dhe u ngjit në krye të golashënuesve të kombëtares së vendit të tij. Brazili fitoi 5-1 kundër Bolivisë për kualifikueset e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine. Sulmuesi i Al Hilal shënoi dopietë, teksa kalon legjendën Pele (77 gola) dhe ngjitet në vendin e parë të golashënuesve të Brazilit me 79 realizime.
"Jam shumë i lumtur, nuk ka fjalë për këtë", tha Neymar në një koment të shkurtër për mediat pasi atij iu dorëzua një pllakë nga presidenti i konfederatës braziliane të futbollit, Ednaldo Rodrigues. “Nuk e kam menduar kurrë se do ta arrij këtë rekord", tha sulmuesi i Al Hilal.